E keni idenë çfarë ju ndodh nëse hani një shegë në ditë?

Periskopi.com Shëndeti

Shegët janë fruta me një shije të ëmbël dhe të shijshme, të cilat kanë veti antivirale, antioksiduese dhe antitumorike. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë E, antioksidantë, fibra, proteina, kalium dhe acid folik.

Lëngu i shegës është provuar të jetë një agjent më i mirë antioksidant se lëngu i rrushit, lëngu boronicës, vera e kuqe apo çaji jeshil. Ju mund të ulni stresin duke konsumuar rregullisht lëngun e shegës. Stresi është efekti toksik që radikalët e lirë kanë në trupin e njeriut.

Ky frut është i njohur në të gjithë botën për fuqinë e saj për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet kardiovaskulare. Sidoqoftë,ofron shumë përfitime:

Këtu janë disa nga më të rëndësishmet:

Përfitimet shëndetësore të shegës

Për shkak të vetive të saj shega mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe atakut. Konsumi i lëngut të shegës në baza ditore nxit qarkullimin e shëndoshë të gjakut në trup.

Ndërsa, vlerat antioksiduese të gjetura në shegë, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe kështu parandalojnë formimin e koagulës në arterie.

Rregullon problemet e tretjes

Ju mund të përdorni lëngun e shegës edhe për trajtimin e disa problemeve serioze si kolera dhe dizenteri. Ndërsa, pirja e çajit të shegës mund të ndihmojë në zbutjen e stomakut ose diarresë të shkaktuar nga ndonjë problem i tretjes.

Ndalon kancerin e prostatës dhe gjirit

Pirja e lëngut të shegës mund të ulë edhe rrezikun e këtyre dy llojeve të kancerit për shkak të bollëkut të flavonoideve, të cilat janë një lloj i antioksidantëve.

Për shkak të vlerave antibakteriale dhe antivirale që përmban shega, lëngu i tyre është shumë i dobishëm për zvogëlimin e efektit të formimit të pllakave në dhëmbë dhe parandalon shumë infeksione në gojë.

Simptomat e anemisë si dobësia, marramendja, lodhja dhe humbja e dëgjimit mund të reduktohen nga nivelet e larta të hekurit në shegë.

Shega gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Ajo e bën lëkurën e shëndetshme dhe më të fortë, sepse vitamina C në to promovon formimin e kolagjenit. Për më tepër, nivelet e larta të antioksidantëve ushqejnë lëkurën dhe pengojnë radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën.