auto_screenshot_31480024569-848x478

E gjithë Europa në rrezen e raketave ruse

Para shpërthimit të krizës siriane dhe asaj ukrainase, rrezja e veprimit të raketave ruse të vendosura në Kaliningrad ishte modeste, por me përshkallëzimin e tensioneve me Perëndimin, kjo rreze është zgjeruar dhe tashmë përfshin thuajse të gjithë Kontinentin e Vjetër.

Periskopi.com Lajme

Bëhet fjalë për përforcimet ushtarake që Moska ka kryer në eksklavën e vet në Detin Balltik, ku ndër të tjera, vendet balltike deklarojnë se janë vendosur edhe mbushje bërthamore.

Ëashington Post ka publikuar disa harta që tregojnë shumëllojshmërinë e raketave ruse të stacionuara në rajon dhe rrezen e tyre të veprimit.

Raketat S-400 tokë-ajër. Kapin shpejtësi më të madhe se zëri dhe përdoren kryesisht për mbrojtje. Rrezja e veprimit rreth 300 kilometra.

Raketat Kalibr; janë të vendosura në dy frigata që Moska zhvendosi në Kaliningrad në muajin tetor. Kanë një rreze veprimi deri në 1600 kilometra dhe aftësinë që të mbartin mbushje bërthamore.

Iskander-M. Janë bateri raketore të lëvizshme, të vështira për t’u lokalizuar dhe një saktësi marramendëse. Janë në gjendje të mbartin mbushje bërthamore dhe godasin në një rreze deri në 420 kilometra. /TCh/