bacic_1-e1480367344607

E drejta për abort në rrezik në Kroaci

Gratë në Kroaci po hasin vështirësi në ushtrimin e të drejtave të tyre për abort dhe po shtyhen drejt fshehtësisë dhe ilegalitetit nga fuqizimi i konservatorizmit armiqësor. Shtëpia gjendet poshtë pemëve të palmës, me mure të trasha dhe me dritare me grila të gjelbërta, tipike për bregdetin dalmat të Kroacisë.

Periskopi.com Lajme

Brenda saj, Meri Bilic, me flokë të lyer në ngjyrë të lehtë gështenjë, qe zënë me punë në një gjysmëkuzhinë në mes të pirgjeve shumëngjyrëshe me lodra fëmijësh dhe veshjesh.

Bilic, 49 vjeç, po mbikëqyr restaurimin e shtëpisë për misionin e saj si Qendra Betlehem për Jetën e Palindur, një strehë për gratë shtatzëna që janë shtyrë nga familjet apo nga rrethanat financiare të mendojnë për abort.

Në shkëmbim të lindjes së fëmijës, qendra do t’i japë atyre strehë falas dhe ushqim për një vit.

Një donacion nga murgeshat e zonës nga qyteti portual jugor i Splitit, shtëpia është qendra e pestë Betlehem në Kroaci. Ajo nuk qe vështirë të gjendej.

Numri i telefonit celular të Bilic gjendet në listët e kontakteve të faqes së internetit të shtëpive Betlehem dhe kjo faqe rezulton e para në kërkimin në Google me fjalët ‘klinika za pobacaje’, që në kroatisht do të thotë “klinikë abortesh”.

Kjo faqe, www.klinikazapobacaje.com, është e maskuar si një faqe këshillimore që ofron informacion mbi procesin dhe pasojat e abortit, por një foto me gërshërë që rrjedhin gjak e zbulon menjëherë qëllimin e saj të vërtetë.

Në këtë faqe shkruhet se gratë që abortojnë, rrezikojnë të bien në depresion, të kenë çrregullime seksuale, kancer, varësi nga droga dhe mendime vetëvrasëse.

“Qe një ide gjeniale,” thotë Bilis. “Gjëja më e vështirë është si të mbërrijmë te ‘përdorueset’ tona për shkak se tipike për abortet është që çdo grua dëshiron ta bëjë atë në sekret.”

“Betlehemi,” thotë ajo, “është linja e parë e mbrojtjes. Ne jemi ushtarët e këmbësorisë në një luftë.”