A e dini se kur është bërë fotografia ‘selfie’ e parë në botë?

Piktori francez Honore Daumier, kishte pikturuar “Të pispillosurin” në shekullin e 19’të. Ajo pikturë, kishte një njeri që shikonte veten në pasqyrë.

Periskopi.com Kulturë

Pra, kjo është origjina e ‘selfie’. Ajo nuk ishte bërë me një iPhone por daton nga shekulli 19’të dhe ishte një pikturë.

Kur fjala “selfie” hyri në Fjalorin e Oxfordit si “Fjala e vitit 2013”, reagimi medial ishte mjaft i madh.

Për Andrew Cohen, “kultura selfie”, prezanton një masë kritike të egoizmit të njeriut. Për Navneet Alang nga Globe and Mail, “selfiet” janë një formë që njerëzit po e përdorin që “ta shfaqin vetveten”, por është edhe një kujtim për atë se çka nënkupton “të jesh njeri”.

Për Johathan Freedland nga The Guardian, selfie është një “emblemë e erës së narcizmit”.

Jennifer O’Connel, kishte shkruajtur për “Irish Times”:

“Është e rënd të mendosh se si jemi bërë një shoqëri e depresionuar nga simbolet. Jemi duke jetuar në erën e narcizmit, në erën kur vetëm më e mira jonë, më tërheqësja, ato pjesë ku ne kujdesemi më shumë për veten, e prezantojmë para botës”.

Por ne jemi obsesionuar me kreacionin “selfie” duke e menduar se kjo mënyrë ekziston dhe është e mundur vetëm me anë të teknologjisë.

Por prejardhja e “selfie” nuk është në iPhone. Prejardhja e kësaj kulture, mendohet të jeta në pikturat e piktorit francez, Honore Daumier.

Daumier, në pikturën e tij “I pispillosuri”, ka pikturuar një njeri duke shikuar veten në pasqyre.

Këto imazhe, të bëra me iPhone, janë të njohura tashmë për ne, sidomos kur shumë njerëz tashmë kanë realizuar qindra foto me ndihmën e pasqyrës.

Pra, nëse sot quhet “selfie” në të kaluarën është quajtur “dandy”.

Kjo fjalë përdoret për të shprehur rëndësinë e paraqitjes fizike, pa përjashtuar edhe cështje të tjera. Me një fjalë definon “kultin e vetvetes”.

Për “dandy”, kanë shkruar edhe shkrimtarë të njohur si Çarls Bodler.

Pra, ideja e fotografimit të vetvetes “selfie” dikur ishte paraqitur si “dandy”. Por atëherë jo me iPhone. Atëherë paraqitej nëpërmjet pikturave dhe personazheve në letërsi që ishin aristokratë. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë