rrahje-masive-n-euml-autobus-euml-t-e-shkupit_hd-780x439

Duke udhëtuar me autobus, dikush e qëlloi me gurë 17 vjeçarin nga Shkupi

Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Bullaçan- Shkup, gjatë ditës së martë është lënduar në kokë kur autobusi i NTP nr.65 me të cilin ka udhëtuar ishte goditur me gurë nga një autor i panjohur. Me automjet të ndihmës së parë mjekësore është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” ku i’u konstatuan lëndime të lehta trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm, shkruan MIA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Incidenti ka ndodhur më 29 nëntor në orën 21.55 në Shkup, në rr. “Metodija Andonov Çento” dhe rr. “Palmiro Tolati”, ndërsa rreth orës 22:00 në Stacionin policor Gazi Babë është paraqitur shoferi i autobusit të NTP, M.O. (39) nga fshati Marino.

Ai në polici ka paraqitur se derisa e ka drejtuar autobusin, i cili qarkullonte në linjën e rregullt të nr.65, një autor i panjohur ka hedhur gurë në drejtim të autobusit dhe ka thyer njërin prej xhamave të katit të dytë.

Për ngjarjen sot informon MPB-ja në Buletin ditor, duke theksuar se po merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/