A duhet të ushtroni në mëngjes apo në mbrëmje?

Periskopi.com Shëndeti

A preferoni të ushtroni në mëngjes apo në mbrëmje? Vendosni se në cilën kohë të ditës është më mirë të ushtroni, dhe më pas vendosni vetë.

Të mirat e të ushtruarit në mëngjes
Të zgjohesh në mëngjes herët është vështirë, por një vrapim në ora 7 të mëngjesit është mënyra më e mirë për ta filluar ditën.

Ekspertët thonë se njerëzit të cilët ushtrojnë në mëngjes kanë më shumë gjasa që ta vazhdojnë rutinën e ushtrimeve se sa ata të cilët ushtrojnë gjatë natës. Ushtrimet në mëngjes janë perfekt për njerëzit të cilët i shohin ushtrimet si një gjë shumë të nevojshme. Një orë ushtrime në mëngjes do të thotë se ju do të kaloni pjesën tjetër të ditës shumë më mirë, transmeton Lajmi.net.

Të ushtruarit në mbrëmje
Mund të ushtroni më gjatë. Në mëngjes, ju keni më shumë gjasa që të nxitoni për në punë. Ndërkohë natën, ju keni mundësi që të ushtroni më gjatë. Për më tepër, palestrat janë zakonisht të mbushura me më pak njerëz gjatë natës.

Trupi juaj është gati. Temperatura juaj e brendshme është më e lartë gjatë mbrëmjes se sa gjatë mëngjesit, duke iu bërë më të përgatitur për të ushtruar. Ndryshe, funksioni muskulor dhe forca rriten në mbrëmje, duke iu bërë që të jenë në gjendje t’i kryeni më mirë ushtrimet.

Stresi lirohet më shumë. Pas një dite frustruese, stërvitjet janë gjëja më e mirë që mund ta bëni. Duke ushtruar në mbrëmje, ju do ta lironi gjithë stresin e mbledhur gjatë ditës. (Lajmi.net)