Dua Lipa, artistja më e nominuar në ‘Brit Awards’ 2018

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë në Londër është mbajtur “Brits Nominations Launch”, ku janë bërë të ditura të gjitha nominimet për edicionin e 38-të “Brit Awards”, ceremonia e së cilës do të mbahet më 21 shkurt 2018 në “O2 Arena” në London.

Këngëtarja me preardhje nga Kosova, Dua Lipa është këngëtarja me më së shumti nominime për vitin 2018. Ajo është nominuar në pesë kategori “Mastercard British Album Of The Year”, “British Breakthrough Act”, “British Female Solo artist”, “British Single”, “British Video”, transmeton Periskopi.
“Artistja më e nominuar në Brits 2018 artist është Dua Lipa. Vajzë e fuqishmë!”, shkruhet në faqen zyrtare të Brits.

Dua Lipa është shprehur tejet e gëzuar për këto nominime dhe ka ftuar fansat e saj ta mbështesin për të fituar cmimin në kategorinë “Best Video”.

“5 nominime në Brits!!! Si mund të jetë e verëtetë!!! 2018 ecim përpara. Për “Best Video” vota është publike, kujdesuni që të të bëni tweet me hashtagun #BRITVIDDUALIPA”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram. /Periskopi/