Ramiz Lladrovci e Kadri Veseli

Drenori tregon se si Kadri Veseli kandidoi Ramiz Lladrovcin

Kandidati për kryetar Drenasi, Xhavit Drenori, ka folur për përzgjedhjen e Ramiz Lladrovcit si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se Lladrovci është përzgjedhur në mënyrë autoritare dhe të tjerëve u është thënë se duhet ta votojnë.

“Unë nuk kam ndonjë post brenda strukturave. Aktivitetin tiom e kam bërë në të mirë të qytetarëve dhe kam lëvizur shumë nëpër terren.  Komunikimi dhe lidhja që kam pasur me njerëz më bën që të mos rrijë duarkryç dhe të angazhohem në këtë proces. Isha shumë i prirur që defektet që kam parë t’i zgjidh”, ka thënë Drenori.

Ai ka thënë se Dega në Drenas nuk ka pasur fuqi të vendos për kandidat.

“Unë jam mundur tu them që të hapet një debat për ndryshimet që duhet bërë, pastaj të flasim për emër të kandidatit, por një kërkesë e tillë është eliminuar. Emri im nuk është lakuar. U krijua një situatë, ku u amortizua e tërë qendra dhe në mënyrë autoritare u soll Ramiz Lladrovci”, tha Drenori në Zonën e Debatit në Klan Kosova. /Periskopi/