kreshnik-gashi-700x340-1-780x439

Drejtori i ARKEP-it: Kodi telefonik me fusnotë* në ITU

Dhënia e kodit telefonik për Kosovën është vetëm çështje ditësh, deri sa kanë mbetur edhe detajet më të vogla që kjo të shpallet në buletinin e ITU-së. Kështu tha Drejtori i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Kreshnik Gashi, që shtoi se në faqen e ITU-së, kodi +383 do të jetë me fusnotë.

Periskopi.com Lajme

“Në Buletin është e mundur që fusnota të figuroj, por që sigurisht është me rëndësi që ky kod t’i jepet Kosovës dhe fusnota figuron në çdo komunikim tonin edhe me shtetet e BE-së”, tha Gashi në RTV Dukagjini.

Por, Gashi garanton se përkundër kësaj, ky kod do të jetë përgjithmonë i shtetit të Kosovës.

Ai më tej, thotë se nga kodi që do të përfitoj Kosova, operatorët në Kosovë do të kursejnë së paku 12 milionë brenda vitit.

Ndryshe, kodi telefonik për Kosovën, +383, pritet të publikohet edhe zyrtarisht në me 15 dhjetorë në buletinin e ITU-së.