Më shumë bashkëpunim mes Kosovës e Shqipërisë

Periskopi.com Intervista

Profesori universitarë dhe historiani Jahja Drançolli, në ditën historike të popullit shqiptarë 28 nëntor, për gazetën “Zëri”, ka rrëfyer për datat më të rëndësishme që kanë shënuar historinë e popullit shqiptarë.

Drançolli ndjehet i kënaqur për arritjet që ka bërë populli shqiptarë nga viti 1912 e tutje, mirëpo shprehet se ka ende punë për tu bërë, dhe ka ende hendek që duhen hequr mes Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë me shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Sipas tij vendet shqipfolëse duhet ta ruajnë gjuhen, tolerancën fetare dhe të kenë më shumë bashkëpunim mes vete.

Ai konsideron që Shqipëria nuk po “përqafon” sa duhet Kosovën e vendet e tjera me shqiptarë, duke punuar kështu vetëm për Shqipërinë brenda kufijve politikë. Ai ka përshëndetur mbledhjen e dy qeverive të të dyja vendeve duke shpresuar që të mos jetë takim simbolik, por i bashkëpunimit ekonomik e kulturorë.

Zëri: 28 nëntori i këtij viti shënon 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Cila është rëndësia e kësaj date për shqiptarët kudo që janë?

Drançolli: Kjo është data më e rëndësishme e historisë. Duke e marrë një vertikale historike nëpër të cilën ka kaluar populli ynë del si një rezultat sublim edhe pse ka mbet i gjymtuar megjithatë shteti politike ka krijuar shanse që populli shqiptarë pas vitit 1912 të mbijetojë pikërisht mbi bazat e këtij formacioni të ngushtë politik që është krijuar me 28 nëntor të vitit 1912.

Zëri: Cili ka qenë statusi politik i shqiptarëve përgjatë këtyre 105 viteve?

Drançolli: 105 vite thamë që një pjesë pjesa e madhe e popullit shqiptarë është dashur të mbijetojë për arsye se padrejtësisht është ndarë në konferencën e Londrës në vitin 1912-13 e pjesa tjetër në konferencën e Parisit madje edhe në vitin 1945. Si të thuash gjysma e më tepër e popullatës ka mbetur jashtë Shqipërisë politike dhe kjo Shqipëri si të themi vazhdimisht ka bërë përpjekje që të interesohet dhe ti ndjekë kërkesat për afirmimin e popullit shqiptarë jashtë Shqipërisë politike. Ne e dimë që pjesa e madhe e shqiptarëve pas vitit 1912 respektivisht 1918, respektivisht 1945 po i përmendi këto data shumë të rëndësishme kanë mbet jashtë Shqipërisë politike por megjithatë kanë qenë nën ombrellën e një shteti qoftë ai i mbretërisë jugosllave 1918-1921, qoftë shteti i jogisllavisë moniste gjatë viteve 1945-99. Në mes të dy jogusllavive është realizuar ëndrra e kamotshme e popullit shqiptarë por fatkeqësisht ajo ëndërr nuk ka zgjatë shumë por ishte një formacion i ri që u realizua mbi themelet e nazi fashizmit d.m.th në kohen e shteteve si Gjermania dhe Italia. Ne duhet të vlerësojmë objektivisht edhe pse shtetet tona kanë qenë të bashkuara prapë se prapë lufta çlirimtare që është bërë ka qenë një rrugë e drejtë për arsye se populli shqiptarë e ka inkuadruar në kuadër të forcave antifashiste pikërisht kjo përpjekje e popullit shqiptarë ka bërë që Shqipëria edhe pse moniste, edhe shqiptarët në ish jogusllavi të kenë si të themi rrugën e trazuar drejt ardhmërisë që erdhi në vitin 1999. Kemi edhe konfuzione rreth çështjes së Çamërisë e cila padrejtësisht, pikërisht në këtë kohë 105 vjet është përndjekur nga trojet stërgjyshërore. Ata nuk kanë kurrfarë trajtimi as politik as kulturorë. Në Maqedoni në një farë mënyrë është konsoliduar populli shqiptarë. Madje ka arritur që kryeparlamentari të jetë shqiptarë dhe gjuha shqipe po avancohet çdo ditë e më shumë. Ne si popull duhet të jemi të kënaqur me këto arritje që janë bërë në vitin 1912. Po të mos ishte ky vit këto arritje që janë bërë nuk do të realizoheshin.

Zëri:  Si e shihni gjendjen e shqiptarëve sot në Shqipëri, Kosovë dhe në tërë Ballkanin?

Drançolli: Aktualisht shqiptarët duke qenë të shkëputure dhe ndarë asnjëherë nuk janë duke e gjetur një gjuhë të përbashkët. Edhe pse gjuha standarde është vulosur në vitin 1972,  kemi probleme gjuhësore dialektore. Po ashtu edhe çështjet fetare janë brengosëse. Shqipëria ortodokse atje ne jug, katolike në veri, në Kosovë pjesa dërmuese myslimane dhe këto në një farë mënyrë janë brenga të cilat në një farë mënyre nuk po lejojnë që të ecë populli ashtu siç duhet. Ne e dimë që në kohën e rilindjes kombëtare për të arritur deri tek kjo datë 1912 kanë ekzistuar aksioma e Pashko Vasës për të iu ikur këtyre konfuzioneve që i sjellë religjioni. Kjo aksiome duhet të funksionojë meqenëse populli shqiptarë është nën monitorimin e Evropës. Toleranca fetare kishe me qenë zgjidhja me e mirë më e duhur për Evropën. Kjo është për mua pika kryesore me të cilën duhet të merret populli shqiptarë.

Zëri: Sa ka punuar dhe sa po punon Shqipëria për trojet e tjera shqiptare (për të drejtat e shqiptarëve) që mbeten jashtë kufijve në kohën kur u shpall pavarësia?

Drançolli: Shqipëria duke marrë parasysh traditën edhe atje 105 vjeçare monizmi shume i fuqishëm ka bërë që të zhvillohet nj hendek shumë i madh mes komunizmit jugosllav liberal që zhvillohet në Kosovë në viset tjera shqiptare të ish jogusllavisë, dhe një komunizmi të ashpër… tash ballafaqimi i këtyre dy sistemeve një traditë që ka zgjatë më shumë se 50 vite në një farë mënyre shprehet ende dhe shqiptarët e Shqipërisë disi nuk e shikojnë Kosovën si pjesë të Shqipërisë madje edhe Skënderbeun çuditet se si ta ketë përmendoren në Prishtinë. Ata e shohin Skënderbeun vetëm në Shqipëri. Çdo gjë që është e mirë që e identifikon popullin tone edhe  1912 dëshirojnë ta shohin brenda kufijve të Shqipërisë politike. Kjo është një brengë që duhet të kalohet edhe në aspektin ekonomik, kulturorë, shkencorë…kemi ende konfuzione. Këto janë probleme që duhet të nisen nga lartë. E pamë një manifestim shumë të madh në vigjiljen e 28 nëntorit por shpresoj të mos jetë simbolik por të jetë praktik edhe më tutje.

Zëri:  Cila është e ardhmja e shqiptarëve, cilën rrugë duhet ndjekur ata?

Drançolli: Shqiptarët përveç Ballkanit janë edhe në diasporë dhe në Itali janë 200 mijë arbëreshë të cilët frymojnë sikur ne. Kjo është një forcë që mund ta shfrytëzojmë që në të ardhmen ta shpijmë popullin shqiptarë drejtë qytetërimit evropian aty ku e kemi pas vendin në antikitet dhe gjatë gjithë historisë. Këta shqiptarë që jetojnë në botë janë ambasadorë të çështjes shqiptare dhe në një farë mënyre do ta sjellin ardhmërinë krahas mjeteve që i sjellin për zhvillimin e ekonomisë. Unë e shoh këtë popull që do ta ketë një ardhmëri shumë të ndritshme, ndryshe prej popujve të tjerë të cilët në aspektin biologjik janë duke vdekur. Populli ynë është ende vital dhe e kemi një rini që është më e fuqishmja në Ballkan dhe kjo rini do të sjellë rezultate.