quaresma

Dramë në ndeshjen Besiktas-Benfica (Video)

Beskitas nuk ka lejuar të befasohet në shtëpi nga Benfica.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka arritur të rikthehet nga rezultati 0-3 në pjesën e parë për të bërë mrekulli në pjesën e dytë ku barazoi 3-3.

Ekipi turk arriti që pavarësisht se ishte në disavantazh prej 3 me 0 në pjesën e parë nga Benfica, të kthehej në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 3 me 3.

Guedes, Semedo dhe Fejsa realizuan golat për portugezët në pjesën e parë, ndërsa Tosun (58’), Quaresma (83’) dhe Aboubakar në minutën e 89-të ishin golashënuesit e Beshiktashit.

Këto dy ekipe janë në dy pozitat e para të Grupit B me Benficën që udhëheq me tetë pikë. Një më pak ka Beshiktashi, që ka pikë të barabarta me Napolin, që më vonë luan me Dynamo Kievin.