airplane-890x395

Dramë në Hjuston, gruaja hidhet nga dera e emergjencës së avionit (VIDEO)

Një ngjarje dramatike dhe e pazakonte raportohet të ketë ndodhur në pistën e aeroportit të Hjustonit, kunjë grua hapi derën e emergjencës duke u hedhur nga avioni, ndërkohë që ai po ulej në pistë.

Periskopi.com Lajme
“Pashë së si dera u hap dhe gruaja doli prej saj”, tha për CNN një pasagjer i identifikuar si Hampton Friedman. Ai ishte ulur pranë protagonistes së ngjarjes dhe nuk nguroi të xhironte një video të shkurtër të cilën e postoi në rrjetet sociale. Gruaja u kurua pasi kishte marrë dëmtime të shumta fizike, ndërkohë që ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë.