Peticioni per astritin

Dorëzohet në Kuvend peticioni “Drejtësi për Astritin”

Aktivistet Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi, kanë bërë dorëzimin e nënshkrimeve për peticionin “Drejtësi për Astritin” në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ato kanë dhënë nënshkrimet e tyre për dorëzimin dhe pranimin e këtij peticioni, që deri në ditën de djeshme ka mbledhur deri në 25 mijë nënshkrime.

Peticioni do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.