Dorëhqja e dytë në VV, pas Dardan Molliqajt

Periskopi.com Lajme

Dy dorëheqje brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndodhur brenda gjashtë muajve të fundit. Dardan Molliqaj dhe Ylli Hoxha janë dy figurat që u larguan nga funksionet në parti.

Dardan Molliqaj u largua në korrik të këtij viti, ndërsa Ylli Hoxha dha dorëheqje vetëm gjashtë muaj pas pranimit të postit. E dorëheqjet e të dy anëtarëve të VV-së, ndodhën pas përfundimit të zgjedhjeve: lokale e parlamentare.

Molliqaj ishte sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, qëndroi në këtë post, për shtatë vite. Ai e mori këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2010.

Molliqaj para gjashtë muajve kur kishte dhënë dorëheqje, dhe kishte bërë publike dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kishte thënë se Lëvizja të cilën krijoi ai me aktivistë të tjerë ishte Lëvizja më progresive në rajon, ai kishte thënë se ata kishin krijuar subjektin më të fuqishëm në Kosovë që u kalit me protestë dhe sakrificë.

Ndërsa Ylli Hoxha tha se LVV ja doli të fitojë ndaj PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Postimi i plotë i Dardan Molliqajt:

Letra e dorëheqjes sime nga posti i Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur aktivistë të Lëvizjes,

Fitorja e jashtëzakonshme e Lëvizjes tonë na ka vënë para vendimeve të reja. Prandaj, në konsultim me Kryetarin e Lëvizjes, z. Visar Ymeri si dhe strukturat tona, vendosa të jap dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ të Lëvizjes.

Kur unë u zgjodha Sekretar Organizativ, pas zgjedhjeve të vitit 2010, kishim vullnet të mahnitshëm, por organizim jo të fortë. Kishim punë të palodhshme, por jo edhe strukturim të gjerë. Prandaj pas zgjedhjeve të 2010-tës e gjithë vëmendja e Lëvizjes u kthye kah organizimi dhe strukturimi. U shkruan dokumentet themelore të organizimit, si Statuti dhe rregulloret si dhe u organizuan zgjedhjet e brendshme më demokratike në Kosovë.

Janë të paharrueshme diskutimet e gjata me aktivistë mbi organizimin; puna e përditshme për strukturim të rrjetit tonë nëpër fshatra e lagje qytetesh; ëndërrimet tona të përbashkëta për një subjekt të fortë që do të jetë shembull për lëvizjet përparimtare në rajon dhe më gjerë.

Të dashur aktivistë,

Së bashku me popullin e krijuam këtë organizatë. Lëvizjen më progresive në rajon. Subjektin më të fuqishëm në Kosovë që u kalit në protestë e sakrificë. Që i bëri ballë sulmeve fizike dhe propagandistike, të pamëshirshme, të pushtetit. Lëvizjen e mbrujtur nga vetëmohimi i pakursyer i aktivistëve.

Koncepti jonë i drejtë, rrethanat në të cilat po kalon Kosova, puna e palodhshme e aktivistëve e strukturuar në një organizatë të fuqishme, më në fund u kurorëzuan me fitoren e Lëvizjes tonë dhe e përcaktuan të ardhmen e Kosovës. Të ardhmen ku VETËVENDOSJE! do të jetë faktori kyç.

Kjo e ardhme, e afërt dhe e largët, është e ardhme e vetëvendosjes së popullit të Kosovës. Është e ardhme e mirëqenies dhe e përparimit. Por është e ardhme që na jep detyra të reja.

Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen zgjedhjeve lokale. Do t’i gëzohen ndryshimeve në komunat e tyre. Fitores së pandalshme të VETËVENDOSJE!-s gjithandej. Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen politikave të qarta për përmirësimin e jetës së tyre, që do t’i zhvillojë Lëvizja jonë. Politikave që do ta ndryshojnë përgjithmonë vendin tonë.

Këto do të jenë sfidat tona të reja. Prandaj këtu edhe do të përqendrohet kontributi im tash e tutje. Organizata jonë është bërë e pacënueshme tashmë. Kurse mbështetja masive që ma keni dhënë në zgjedhjet e fundit më obligon të angazhohem në fushat e reja ku do të përqendrohen betejat e Lëvizjes.

Të dashur aktivistë,

Puna e paharrueshme me ju për 7 vite; qëndrueshmëria juaj që komplekson edhe njerëzit më të fortë; vetëmohimi juaj që dekurajon çdo pushtet kriminal e të dhunshëm; solidariteti dhe përkushtimi i pamasë; do të jenë për mua mësimet më të rëndësishme në jetën time.

Ju falenderoj nga zemra për angazhimin e pakursyer. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Për gatishmërinë që të punojmë së bashku edhe atëherë kur s’jemi pajtuar për gjithçka. Për gatishmërinë që të falim njëri-tjetrin sa herë që hidhërimet personale e pengonin punën tonë të përbashkët.

E falenderoj secilin prej jush e në veçanti kryetarin tonë Visar Ymerin, pa drejtimin dhe mbështetjen e të cilit puna jonë do të kishte shumë më pak ndikim.

Postimi i plotë i Ylli Hoxhës:

Te dashur aktiviste,

Urime kjo fitore tejet e rendesishme per te ardhmen e Komunes dhe Republikes. Per te ardhmen e Levizjes.

Ne garen per Kryetar, ia dolem te fitojme kunder koalicionit te LDK, PDK dhe AAK, te gjithe bashke dhe jo vetem. Ia siguruam Shpendit edhe nje mandat e qytetit edhe 4 vite progres!

Ne garen per asamble u beme subjekti me i votuar ne kryeqytet. I shtuam radhet nga 10 ne 17, dhe keshtu ia lehtesuam Shpendit krijmin e shumices. E beme me krahe.

Ne Qershor, ne zgjedhjet parlamentare, e arritem te paimagjinueshmen! E beme per here te pare ne histori nje levizje socialdemokrate subjektin me te votuar ne kryeqender, me 42 % te votave! I lam prapa edhe LAA-se edhe PAN-it!

2017-ta ishte vit I fitoreve te medha te Levizjes Vetevendosje ne Prishtine!

Keto fitore u mundesuan nga konsistenca politike, parimesia e integriteti i lidershipit te organizates sone, nga puna e palodhshme e Shpendit dhe ekipit te tij, por edhe nga organizimi jone si strukture me qindra aktivist punetore, te dijshem, te perkushtuar e vetemohues te sistemuar lagje me lagje, e fashat me fshat.

Ju falenderoj te gjithe juve qe u bete krahe ne kete sukses te organizates, e ne kete progres te shoqerise. Si kryetar i Qendres se LVV ne Prishtine do te ndihem krenare per jete qe kisha privilegjin e te qenurit krahperkrah me ju ne keto beteja!

Sot, pas ketyre fitoreve, duhet te jemi te vetedijshem se kemi hy ne nje etape te re, ne nje nivel te ri, dhe organizates sone ne Prishtine i duhet energji e re! Duke qene I bindur se organizaten po e le me plot lidere potencial sot me kenaqesi e dorezoj detyren time si kryetar i organizates ne Prishtine!

Ju faleminderit per perkrahjen dhe respektin pergjate ketyre viteve dhe u pafshim, bashke, ne sfidat e radhes!