15220044_10155497721393858_3787485281693243383_n

Djali i Ukshin Hotit akuzon Vetëvendosjen se fshiu grafitet për të atin

Djali i Ukshin Hotit, Andini ka reaguar sa i përket fshirjes së mbishkrimeve “ Ku është Ukshin Hoti?” nëpër muret e disa ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, e të cilat janë zëvendësuar me ato “Drejtësi për Astritin”.

Periskopi.com Lajme

 

Andin Hoti kaakuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se i ka fshirë mbishkrimet për Ukshin Hotin, duke thënë se ka shkelur mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e Ukshin Hotit, transmeton Periskopi.

“Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit. Ju s’keni TURP! S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?” Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se VV-ja disa herë e ka sulmuar për interesa politike, por që sipas tij fshira e mbishkrimeve për të atin është e pafalshme.

“Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj! Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!”, ka shtuar ai./Periskopi/