Acar nentori

Ditët e fundit të nëntorit me acar, të martën borë

Masat e ftohta ajrore polare kanë filluar të depërtojnë mbi Evropën lindore, ku gjatë ditës së nesërme pritet të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin acar siberik në këto ditë të fundit të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me erë të ftohtë veriore, e vende-vende priten riga lokale shiu, të cilat gjatë ditës me rënie të temperaturave mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. Të martën dhe mërkurën do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, ku gradualisht priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Të martën vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e enjte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, derisa temperaturat do të fillojnë gradualisht të ngritën.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare me minimale që do të sillen nga -7C deri në -2C, e ato maksimale do të zbresin deri në -1C, të martën, e më pas do të rriten deri në 6C, të premten.

Era do të fryjë nga veriu-verilindja 4-10m/s, e prej të enjtes nga jugperëndimi-perëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale./ Periskopi