Digjen 4 shtëpi në Bozofcë të Tetovës, disa kafshë të lënduara (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Janë djegur katër shtëpi sot në mëngjes rreth orës 03.00 në fshatin Bozofcë të Tetvosë. Siç njofton Uka Aliti komandanti i Zjarrfikësve për TetovaSot zjarri ka nisur që nga ora 03.00 ku nga një shtëpi janë kapluar edhe tre të tjera.

“Kemi luftuar me flakët e zjarrit që nga ora 3 e mëngjesit deri në ora 8. Nga një shtëpi u kapluan edhe 3 shtëpi tjera, Ne arritëm të lokalizojmë zjarrin, por a edhe kafshë të lënduara dhe humbje të madhe materiale” u shpreh për TetovaSot Uka Aliti.

Nuk dihet ende si ka ardhur deri të djegia e shtëpive ekipet kompetente do të marrin masa për zbardhjen e rastit. /TetovaSot/

1-518 2-202 3-145 4-102 5-85 6-64 7-50 8-41