Skene krimi / Ilustrim

Detaje të reja rreth vrasjes së 45 vjeçit

KTV ka marrë informacione të reja rreth vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Dumosh – Batllavë, komuna e Podujevës.

Periskopi.com Lajme

 

Personi është 45 vjeçar dhe ka qenë punëtor i KEDS-it.

Mbrëmë, të ndjerin e ka thirrur dikush në telefon. Ai ka dalë në vendin e caktuar dhe te xhamia e fshatit e kanë marrë dy vetura.

Disa metrash më larg, ai është vrarë.

Askush nuk i di arsyet e kësaj vrasjeje.

Familjarët thonë se ai nuk ka pasur probleme me askënd.

I ndjeri pas vetes ka lënë bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë.