piloti

Detaje të reja nga tragjedia, pilotit iu refuzua ndryshimi i rrugës (FOTO)

Piloti i avionit me të cilin udhëtonte ekipi brazilian i futbollit “Chapecoense”, Mick Quiroga, kishte kërkuar ndryshimin e planit të fluturimit, por një kërkesë e tillë nuk u miratua nga autoritetet.

Periskopi.com Sporti

Sipas të dhënave të zbuluara nga hetuesit e aksidentit ajror në Medelin, piloti kërkoi që avioni të udhëtonte direkt për në Medelin, pa bërë më parë një ndalesë në Santa Cruz.
Fluturimi i 81 pasagjerëve kishte nisur në San Paulo të Brazilit dhe duhej të përfundonte në Bolivi, ku futbollistët do të luanin finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

Autoritetet e aviacionit refuzuan të miratonin lejen, në mënyrë që avioni të fluturonte direkt nga Sao Paulo (Brazil) në Medelin (Kolumbi). Një regjistrim audio ka treguar se piloti i kompanisë “Lamia” kërkon edhe nga kryebashkiaku i Chapeco-s, qyteti i klubit “Chapecoense”, që ta ndihmojë për të siguruar lejen e fluturimit direkt.