pogba

Dështimi i radhës i Manchester United në OldTrafford

Manchester United është ndalur nga skuadra londineze West Ham United në barazim 1-1.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja filloi në të mirë të mysafirëve pasi qysh në minutën e dytë arritën të kalojnë në epërsi përmes sulmuesit Diafra Sakho i cili shfrytëzoi një krosim të Payet nga gjujtja e lirë.

sakho
Diafra Sakho, momenti i golit të West Ham

Manchester United që nga ai momenti morri lojën në kontrollë, ku u vërsulë në sulm me të gjitha forcat, pati aksione të pa rreshtura dhe me një posedim të madh të topit.

Pas 20 minutash, United gjeti golin e barazimit ku pas një asisti të Paul Pogba i cili gjeti sulmuesin Zlatan Ibrahimovic që e konvertoi me kokë për rezultat 1-1.

ibra
Zlatan Ibrahimovic, momenti kur barazojë rezultatin

Sulmet e ‘djajëve të kuq’ nuk u ndalen por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë. Vlen të theksohet se Jose Mourinho u përjashtua nga takimi, nga referi kryesor Jonathan Moss, pas reagimit të trajnerit portugez rreth ndëshkimit të Pogbas. Asyeja ishte se Mourinho përplasi shishen e ujit të tij.

mour
Jonathan Moss duke përjashtuar Jose Mourinhon

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të paren, ku skuadra vendase kontrollonte gjithqka. United tentoi të bëjë ndryshime në lojë duke inkuadruar Mikhytaryan dhe Rooney në vend të Matas dhe Rashford i cili pati një rast tejet të mirë për kalur Man Utd në epërsi.

rooney
Wayner Rooney, i frustuar me vendimet e referit

Rezultati mbeti i njëjt edhe pse raste kishte të shumta nga dy skuadrat.

Pas këtij barazimi, Manchester United qëndron në pozitën e gashtë me 25 pikë ndërsa West Ham United në pozitën e 16 me 12 pikë. Skuadra e drejtuar nga Mourinho nuk dinë për fitore në shtëpi për më shumë se dy muaj. /Periskopi/