Deri në ora 19, u shfaqën 29 filma në “DokuFest”

Periskopi.com Kulturë

29 filma janë shfaqur në kinematë e “DokuFestit”, deri në orën 19, të shtunën.

“Njeriu i fundit në Aleppo” është vetëm një nga 16 filmat që do të shfaqen në 5 kinot e Prizrenit, deri në fund të mbrëmjes së dytë.

Ndërkaq, mbrëmë është shënuar zyrtarisht fillimi i edicionit të 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, raporton KTV.

Përderisa ka treguar për filmat që do të shfaqen këtë vit në DokuFest, drejtori artistik i këtij festivali, Veton Nurkollari, nuk ka dashur të flasë për vështirësitë dhe mungesën e përkrahjes institucionale.

Përkrahje më të madhe për festivalin, të cilin e ka quajtur “pasaportë kulturore të shqiptarëve, ka kërkuar edhe ministrja e kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Nga rreth 250 filma, 13 do të jenë në programin e filmave kombëtarë.

Edicioni i sivjetmë, që temë kryesore ka “të ardhmen” ka filluar në mbrëmjen e 4 gushtit dhe do të zgjasë deri më 12 gusht.