wallsquat-copy-3-780x439

Deri në ç’moshë keni kohë të krijoni të pasme perfekte?

Çdo pjesë e trupit tonë ndikohet nga graviteti dhe aktiviteti i qelizave. Megjithatë, ka mënyra për t’i mbajtur të pasmet në formë edhe me kalimin e viteve.

Periskopi.com Shëndeti

Çdo pjesë e trupit tonë ndikohet nga graviteti dhe aktiviteti i qelizave. Ashtu si fytyra apo qafa, edhe të pasmet pësojnë ndryshime nga viti në vit, për shkak të hormoneve apo mënyrës së jetesës dhe, natyrisht, sepse vitet kalojnë.

Ja si duhet të kujdesemi për formën e tyre në çdo 10-vjeçar:

Rreth 13-14 vjeç
Në këtë moshë, ende nuk është përvijuar siç duhet forma femërore e trupit. Nivelet hormonale nuk janë ende shumë të larta, ndaj të pasmet nuk janë shumë të rrumbullakëta; janë më tepër muskuloze e të tonifikuara. Gjithashtu mund të shfaqen aknet në të ndenjura, në të njejtën mënyrë siç shfaqen në fytyrë, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të hormoneve. Zakonisht ato zhduken me lënien e pubertetit.

Të 20-at
Në këtë moshë proçesi i ndryshimeve hormonale është drejt fundit dhe nivelet e estrogjenit, hormonit femëror, janë më të larta duke ndikuar në shpërndarjen e yndyrës trupore më së shumti tek të pasmet dhe gjoksi. Është koha kur të pasmet janë rrumbullakosur, duke ruajtur muskolozitetin dhe formën e ngritur. Në këtë periudhë është mirë që të forcohet masa muskulore që të pasmet tuaja të qëndrojnë të tonifikuara edhe në të 40-at.

11

Të 30-at
Sipas ekspertëve, në këtë moshë trupi fillon të ketë rënie të të gjitha niveleve hormonale e qelizore. Kjo nënkupton: dobësim të masës muskulore, ndaj është e rëndësishme që të uleni sa më pak në të ndenjurat tuaja dhe t’i stërvisni më shumë muskujt e vitheve. Por jo vetëm muskujt shtendosen; edhe lëkura fillon të lëshohet duke humbur kështu rrumbullakësinë dhe formën e famshme ‘të zemrës’ të të pasmeve.

Të 40-at
Në këtë moshë nivelet hormonale fillojnë të ndryshojnë përsëri, çka krijon rreth vitheve një masë dhjamore që nuk ka qenë më parë. Megjithatë, ka ende kohë për të ruajtur një formë të mirë të të pasmeve. Duke mbajtur një regjim shumë të pastër ushqimor, me vlerat e duhura ushqyese (më pak karbohidrate, më shumë proteina) muskujt mund të qëndrojnë të tonifikuar.

maxresdefault

Të 50-at
Në këtë moshë niveli i estrogjenit është gjithmonë e më në rënie. Kjo shkakton humbje të masës dhjamore tek të pasmet, duke i bërë ato më të sheshta. Shëndeti zakonisht, në këtë kohë shpërndahet tek kofshët dhe barku, shkruan Anabel. Megjithatë është e rëndësishme të stërvitemi, për të mbajtur një formë të mirë të muskujve të vitheve. Kujdes me ushqimin!

Të 60-at
Fakti që menopauza ka kaluar, nuk do të thotë që duhet të ndaloni së stërvituri. Të pasmet tuaja nuk janë më si më parë, por nëse jeni ushtruar rregullisht që në moshë të re, në këtë periudhë do të dalloni rezultatet. Trupi juaj do të jetë në formë më të mirë se ai i ndonjë bashkëmoshatareje tuaj, për të mos folur për të mirat shëndetësore që ju sjell stërvitja e vazhdueshme. /Telegrafi/