ermiras

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti është përgjuar për 1.133 ditë

Para dy jave Prokuroria Speciale e hapi lëndën e re “Target” në të cilën sipas saj, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka përgjuar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet tre sistemeve, transmeton Portalb.mk.

Periskopi.com Lajme

Përveç Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Musa Xhaferrin, Imer Selmanin, Gordana Jankulloskën, Mile Janakievskin, Lube Boshkovskin etj., DSK “target” e ka pasur edhe Zoran Stavreskin, për të cilin sipas PSP-së, për të ka 735 procesverbale në interval prej 1.295 ditëve. Numër të ngjashëm të procesverbaleve  dhe intervalit kohor ka edhe anëtarja e KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva.

Çfarë nënkupton numër i procesverbaleve në interval të caktuar kohor?

“Për shembull, nëse një person ka  gjithsej 918 procesverbale për interval prej 1.864 ditë, ajo nënkupton se për 918 ditë numri i tij është ndjekur në mënyrë të paligjshme, ndërkaq nga futja e parë e numrit telefonik në sistem deri në evidentimin e fundit, kanë kaluar 1.864 ditë”, sqarojnë nga PSP për DW.

Përveç shefit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, nga radhët e BDI-së është ndjekur edhe deputetja Ermira Mehmeti nga 1.133 procesverbale në interval prej 2.095 ditë. Është përgjuar gjithashtu edhe lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov me 180 procesverbale në interval prej 1.279 ditë, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski me 183 procesverbale në 389 ditë, profesori universitar i Fakultetit Juridik në UKM, Lubomir Fërçkovski me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, përcjellë Portalb.

PSP, shpjegon se “target” i përgjimeve kanë qenë edhe gazetarët, ku përveç Borjan Jovanovskit, Meri Jordanovskës dhe Goran Mihajllovskit, kanë qenë të përgjuar edhe pronari i TV Kanal 5, Emil Stojmenov me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, por edhe ish gazetari dhe pronari i javores “Fokus” Nikolla Mlladenov, me 661 procesverbale në interval prej 1.163 ditë. Në listë janë gjetur edhe emrat e gazetarëve, Dragan Pavlloviq-Llatas me 918 procesverbale në interval prej 1.864 ditë, Olivera Trajkovska me 602 procesverbale në interval prej 1.542 ditë, Aleksandar Çomovski me 735 procesverbale në interval prej 1.295 ditë, Katerina Bllazhevska me 918 procesverbale në 1.864 ditë dhe Vasko Evtov me 918 procesverbale në 1.864 ditë.

Përndryshe, PSP në konferencë për shtyp, pasi e hapi lëndën “Target” njoftoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është përgjuar në dy numra: numri një – 338 ditë dhe numri dy- 867 ditë; i PDSH-sëMenduh Thaçi në dy numra është përgjuar 1257 ditë, ish ministri Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: numri një; 32 ditë dhe numri dy; 92 ditë, ish ministri Musa Xhaferi është përgjuar së paku 1658 ditë, ish ministr Hari Kostov është përgjuar: 732 ditë.