PDK

Deputeti i PDK-së flet për ‘zbarkimin’ e zyrtarëve të lartë në Drenas

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, që vjen nga komuna e Drenasit, ka thënë se kjo parti më 4 dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar komune është kandidati më serioz për ta zhvilluar komunën e Drenasit. Ai ka thënë se PDK-ja po bën garë në Drenas me VLAN-in (LDK-në, VV-në, AAK-në dhe Nismën). “Qytetarët e Drenasit janë duke i besuar seriozisht ofertës së PDK-së dhe nuk do të ketë asnjë luhatje”, është shprehur ai.

Shkuarjen e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas për të bërë fushatë, nuk e konsideron frikë se mund ta humbin pushtetin në këtë komunë. “Ardhja e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas, tregon se PDK-ja është parti e përgjegjshme karshi qytetarëve. Jemi të përgjegjshëm për Drenicën dhe ne po shkojmë për të qenë afër qytetarëve. Pra, mund t’ju them se PDK-ja fiton bindshëm në Drenas”, ka thënë Muja.

Sipas tij, kandidatët e partive të tjera janë joseriozë. Muja ka shtuar se më 4 dhjetor do t’ua tregojnë vendin kundërshtarëve të tjerë politikë që janë në garë për kryetar të Drenasit.