lista-1

Deputetët serbë nuk shkojnë në Kuvend as për Ligjin për Liritë Fetare

Deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, edhe pse është në rendin e ditës Ligji për Liritë Fetare, transmeton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Në një njoftim për media thuhet se përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë janë deklaruar se kjo çështje duhet  rregulluar me ligj, por vetëm kur kushtet favorshme politike janë të favorshme për t’u kthyer në institucionet e Prishtinës, atëherë  Lista Serbe padyshim se do ta mbështes miratimin e një ligji të tillë.

“Për fat të keq, tani për tani kushtet për pjesëmarrje në institucionet qendrore të përfaqësuesve serb nuk ekziston, sepse populli serb në Kosovë e Metohi ka premtime vetëm boshe që do të respektohen të drejtat e tyre, si dhe interesat e tyre jetike do të merren parasysh në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton Klan Kosova.

Deputetët e Listës Serbe kanë “ngrirë” punën në institucionet e Kosovës pas miratimit të Ligjit të Trepçës.