burgu

I dënuari nga burgu kërcënon për akte terroriste, nis hetim

Një person i cili po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës është nën hetim nga drejtoria e Antiterrorit, pasi dyshohet se ka kërcënuar të bëjë akte terroriste.

Periskopi.com Lajme

 

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, pas monitorimit të bërë nga Antiterrori për Naim Beharin (Nikolas Kostandinos).

Ai aktualisht është i dënuar në burgun e Fushë Krujës. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e krimeve të Rënda në veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Behari vuan një dënim për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.