qeveria321

Dëmet e luftës, temë e raundit të tretë të dialogut (Video)

Edhe 17 vjet pas luftës Kosova nuk ka të dhëna për dëmet e luftës, mbi bazën e të cilave do të mund të kërkohej kompensimi nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi  thonë se vendi ynë mundë të kërkoj dëmshpërblimin vetëm atëherë kur ta ketë kryer procesin e vlerësimit të gjithë atyre dëmeve që janë shkaktuar gjatë asaj kohe.

Ehat Miftaraj nga ky Institut thotë se pavarësisht faktit se Kosova kishte themeluar disa trupa për hulumtimin e krimeve të luftës  ne edhe sot nuk kemi një raport përmes të cilës do të dinim se cilat janë dëmet e vërteta që kanë ndodhur gjatë luftës.