Demat përballje në mes të baltës

Periskopi.com Galeria

Fermerët në Tajlandë kanë vendosur demat e tyre kundër njëri-tjetrit, në një garë të ashpër në mes të baltës.

Gara, shënon nisjen e festivalit të përvitshëm të mbjelljes së orizit, në Chonburi, në lindje të kryeqytetit Bangkok.

Demat, të lidhur me plugje të drunjta mbi të cilët qëndronin edhe mbajtësit e farave, vraponin përmes baltës.

Eventi i përvitshëm tërheq shikues të shumtë dhe vetë fermerët thonë se gara është një mënyrë për të mbajtur demat në kulturën bujqësore tajlandeze, me plugimin që kryesisht tani bëhet me traktorë.

Reklamë
Reklamë