15289314_10153854079382000_2508237331870127152_o

Delegacioni i VV-së pritet në konak nga djali i Adem Jasharit

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kryetari Visar Ymeri dhe deputetët Albin Kurti, Rexhep Selimi e Aida Dërguti kanë vizituar kompleksin memorial Adem Jashari. Në disa fotografi të postuara në ‘Facebook’, ata shihen dukë bërë homazhe pranë këtij kompleksi, transmeton Indeksonline.

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i VV-së është pritur edhe në konakun e kësaj familje nga Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes:

28 Nëntori, më shumë se sa festë është projekt. Projekt për të cilin u flijua familja Jashari.

Sot, para varreve të tyre, u zotuam që projektin për të cilin ata ranë, do ta qojmë deri në fund.