Delawie: Kosova ta ratifikojë marrëveshjen aktuale të Demarkacionit sa më shpejtë

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delwie, ka shkruar se Kosova duhet të ratifikojë sa më shpejtë marrëveshjen aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Delawie në Twitter ka shkruar shkurt “Lexoni deklaratën tonë për media mbi marrëveshjen e ndarjes së kufirit, ‘Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa me shpejtë që të jetë mundur”.

Ndryshe, Ambasada e SHBA-së është shprehur e zhgënjyer me raportimit të djeshëm të Komisionit për Shënimin Kufirit në Komisionin Parlamentar për Integrime.

Ambasada i ka quajtur pohimet e komisionit si të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme./Periskopi