pamje-nga-takimi-01-12-2016-1

Delawie e Hyseni flasin për luftën ndaj terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Periskopi.com Lajme

Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori amerikan vlerësoi lartë Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri,  sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë, transmeton Klan Kosova .