Isa Mustafa

Debati Mustafa-Arifi: Pse u quajt “Bela Lalla” kryeministri?

Një debat i tensionuar viral është zhvilluar sot mes kryeministrit Isa Mustafa dhe këshiltarit Ramush Haradinaj, Avni Arifi. Deri tani, sa nuk kemi një revansh Facebook-u të Mustafës ndaj Arifit, kryeministri është provokuar keq nga ky i fundit, i cili përdori një poshtërim që kryeministri serb ia kishte bërë kryeministrit të Kosovës, duke e quajtur “Bela Lalla”.

Periskopi.com Lajme

Ishte Arifi ai që fillimisht reagoi ndaj statusit të Mustafës ku mburrej për uljen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunësis krijon bindje se është shef i Makinerisë së rrenave e jo Kryeministër”, shkroi ai gjatë ditës.

Por një reagim i ashpër e me akuza të rënda, por i zakonshëm për Mustafën, erdhi ndaj Arifit dhe partisë së tij.

Ai, pa ua përmendur emrin, Arifin e bashkëpartiakët e tij i quajti kokëboshë e banditë, të cilëve, sipas tij, “mund t’u pengojë progresi i Kosovës”.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri! Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim”, shkroi Mustafa në Facebook duke iu kundërvënë Arifiti, shkruan Periskopi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Arifit për të dytën herë. E quajti “Bella Lala”, në serbisht, që në shqip i bie “tulipan i bardhë” –ashtu siç e kishte quajtur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq kur Mustafa ishte zotuar se nuk do të shkojë në Bruksel pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Vjen, vjen si tulipan i bardhë”, kishte thënë Vuçiq dhjetë muaj më parë. Dhe ashtu kishte dalë. Mustafa kishte shkelur premtimin e tij.

Komenti i plotë i Arifit:

Për postimin e fundin paska reagu Isa. Normal me paftyrësi.

Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se sdo të shkoj në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si “bela Lala”. Isë e ke nisë me rrena. Kur po flet per haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër stë ka mbetë. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë por atyre ju palove. Sepse je “Bella Lala”.