kqz-14-maj-2014_ugpcznwypc

Debat i nxehtë në KQZ: Opozita kundërshton grupin punues për reformën zgjedhore të Thaçit

Në një mbledhje që ka mbajtur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me kundërshtime të ashpra të opozitës është zgjedhur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka që ta përfaqësoj KQZ-në në grupin punues për reformë zgjedhore, të inicuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Pjesëmarrjen në këtë iniciativë e ka kundërshtuar Vetëvendosje, Nisma dhe përfaqësuesi i Listës Srpska.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se pjesëmarrjen e KQZ-së në këtë iniciativë e ka kundërshtuar për arsye se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për kurrëfarë reforme zgjedhore, por për një farsë të presidentit Thaçi.

“Unë e kundërshtova pjesëmarrjen e KQZ-së, ngase nuk bëhet fjalë për kurrëfarë reforme zgjedhore, por për një farsë të Hashim Thaçit, i cili i diskredituar dhe pa legjitimitet po përpiqet të akomodojë interesa personale dhe të PDK-së. Ndërsa, çfarëdo pjesëmarrje e kryetares së KQZ-së në këtë skenar, përveçëse e cenon pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së, po përdoret si mashë e pushtetit në funksion të interesave të pozitës”, tha Rrustemi për Periskopin.

Reforma zgjedhore e nisur nga Thaçi është pritur me skepticizëm nga të gjitha partitë, veçanarisht nga opozita, e cila ka bojkotuar të gjitha takimet e thirrura nga presidenti. /Periskopi/