Dardan Molliqaj hap llogari në Facebook

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duket se nuk ka arritur t’u rezistojë rrjeteve sociale.

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh, ai ka hapur profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, transmeton Periskopi.

Deri më tani, qëndrimet e tij Molliqaj i bënte publike përmes konferencave për media, të cilat së fundmi kanë qenë pothuajse ditore nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka publikuar një fotografi të profilit, e cila e identifikon atë dhe një fotografi të kopertinës, në të cilën shihen qytetarët që kishin kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, përmes protestës.