Ivica Daqiç

Daçiq: Kemi dialog me Prishtinën, por s’jemi dakord se Kosova është shtet

Ministri i jashtëm njëherësh zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në takim me Grupin e Vishegradit, gjashtë fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor se Serbia nuk është pjesë e politikes të përbashkët të sigurisë së BE-së.

Periskopi.com Lajme

Daçiq ka thënë se Serbia është e angazhuar në mënyrë të vendosur në dialog për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që siç, tha ai të mund të zgjidhen çështjet e interesave të qytetarëve dhe të sigurohet stabiliteti në Kosovë, e që sipas tij është ende relativ.

“Unë dua të ju kërkoj që të na mbështetni përpjekjet tona që në dhjetor të hapen tre kapituj të bisedimeve (5,25 dhe 26), që do të japin një shtysë të fuqishme për perspektivën tonë evropiane”, ka thënë Daçiq në fjalën e tij në Varshavë.

Daçiq ka vënë në dukje se Serbia ka nevojë për një mbështetje strategjike të BE-së, në çdo aspekt.

Ai vuri në dukje gjithashtu se në rastin e Serbisë, procesi i negociatave për anëtarësim nuk do të thotë vetëm se duhet të vijnë me mbërthyerjen e reformave gjithëpërfshirëse, por edhe për proceset komplekse të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, rezultatet e të cilit do të ketë një ndikim në gjithë rajonin.

Daçiq ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian pret dhe kërkon shumë nga Serbia, transmeton Indeksonline.

Qëllimi ynë, tha ai, është hyrja në BE, por secili prej nesh ka interesat tona kombëtare dhe shtetërore.

“Ish-kryeministri britanik Cameron gjithmonë shkoi në Bruksel duke thënë se ai ishte duke shkuar për të mbrojtur interesat britanike. Pse serbët të jenë më pak se që ai ishte anglez?  Ne nuk jemi pjesë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së por ne kemi interesa që jo gjithmonë përputhen me interesat tuaja. Kur ne jemi anëtarë të BE-së, atëherë ju do të keni mundësinë e vëzhgimit të  pikëpamjet tona”, ka shtuar Daçiq.

Shembull mori Kosovën.

“A janë përfaqësuesit e Prishtinës të shënuar me yll dhe fusnotë në takime? A e respektojnë statusin e neutralitetit? A flisni rreth tyre si një shtet, por ne nuk jemi pajtuar me një gjë të tillë. A është ratifikuar MSA-ja me Kosovën në parlamentet e shteteve anëtare? Jo.  U ratifikua vetëm në Parlamentin Evropian. Atëherë si mund të flasim për Kosovën si shtet”, tha Daçiq, në një fjalim drejtuar ministrave dhe përfaqësueses sw lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

“A mendoni se Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës në qoftë se ajo nuk është bëhet pjesë e vendeve anëtare? “Daçiq ka vazhduar duke shtuar se Serbia po kërkon të bashkohet në BE, por jo me vendime të cilat nuk janë në përputhje me interesat kombëtare.

Ne, tha ai, kemi një dialog me Prishtinën për normalizim, ne jemi konstruktivë, por kjo nuk do të thotë se ne jemi dakord me atë se Kosova është shtet.

“Gjithashtu, një numër  i madh i qytetarëve të Kosovës tashmë kanë liberalizim të vizave nëpërmjet Serbisë. Ne nuk kemi asgjë kundër kësaj, ne mbështesim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë liberalizimin  vizave. Ne jemi për zgjidhje të problemeve të tyre”, ka thënë Daçiq.

Gjithashtu Daçiq është shprehur se Serbia është kundër sistemit ‘Etias’ se BE-ja dëshiron t’u prezantojë qytetarëve të Serbisë faktin për pagesë të hyrjes në BE.

“Askush nuk mund të shpjegojë logjikën prapa kësaj. Nëse keni sjellë pagesë për hyrje në BE, ne kemi nevojë për shqyrtim që të jetë në përputhje me parimin e reciprocitetit për të futur kundërmasat dhe propozimet”, ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/