donaldddd

CNN i përgjigjet ashpër Trumpit

CNN i është përgjigjur presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit i tha gazetarit të këtij mediumi se “po jepni lajme të rreme”

Periskopi.com Lajme

CNN thotë se vendimi për të publikuar raporte nga burimet për punët e Qeverisë, janë krejtësisht tjera nga ato të BuzzFeed, të cilët publikuan mesazhe të pabazuara, transmeton lajmi.net

“Ekipi i Trump e di këtë. Ata po e shfrytëzojnë BuzzFeed për t’u shmangur nga raportimet e CNN-it, të cilat janë përcjellë edhe nga mediume të tjera të mëdha”, thuhet në përgjigje.

“Ne jemi të bindur në raportimin tonë i cili përfaqëson Amendamentin e Parë për informim të njerëzve për punën e Qeverisë. Në këtë rast, duke sjellë materiale për punën e Presidentit Obama dhe Presidentit të zgjedhur Trump”.

“Ne e kemi bërë të qartë se nuk jemi duke botuar asnjë detaj të dokumentit 35 faqesh sepse ende nuk i kemi vërtetuar pretendimet e këtij raporti.

Duke pasur parasysh së anëtarët e ekipit të tranzicionit të Trumpit, i kanë kritikuar raportimet tona, ne i inkurajojmë ata që të identifikojnë ato gjëra që ata besojnë se janë të pasakta”, përfundon përgjigja e CNN-it.