majlinda

Çka thotë për Majlinda Kelmendin xhudisja që e kishte mposhtur atë në vitin 2012?

Christianne Legentil ka një shpjegim të veçantë për atë se si ia doli ta befasojë Majlinda Kelmendin në Lojërat Olimpike “Londra 2012″, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Legentil 24-vjeçare kishte shokuar sportisten më të mirë kosovare, duke e mposhtur në raundin e dytë të Lojërave Olimpike të vitit 2012.

Majlinda ishte favorite absolute në luftë dhe ishte në epërsi, por një moment pakujdesie i kushtoi me humbje. Legentil fitoi me “Ippon” dhe më pas u rendit e shtata që për këtë xhudiste nga Mauriciusi ishte sukses shumë i madh.

Majlinda mbeti pa plasman, por atë lëshim e kompensoi katër vjet më vonë, në Lojërat Olimpike “Rio 2016″. Majlinda në Rio fitoi medaljen e artë olimpike, për sukses historik, ndërsa rrugës deri te medalja më e vlefshme e mposhti edhe Legentilin.
Në Londër katër vite më parë, Majlinda ishte ndër bartëset kryesore, ndërsa Legentil ishte shumë poshtë në ranglistë, rreth pozitës së 100-të.

“Unë thjesht nuk e kam njohur Majlindën në Londër. Unë bëja karrierë në kategorinë deri 48 kilogramë si juniore, deri pak para Lojërave Olimpike. Ndërkohë kalova në kategorinë deri 52 kilogramë kur dola në nivelin senior. Fitorja ndaj Majlindës për mua nuk ishte befasi, pasi unë kisha ushtruar për paraqitje të mirë në Londër. Po ashtu nuk kisha stres para luftës dhe kjo ishte pozitive për mua. Nuk kisha stres pasi nuk e kam njohur atë”, ka thënë Legentil të martën për gazetën.