kombetarja

Çka po ndodhë me futbollistët e Kombëtares Shqiptare?

Europiani nuk ka ndikuar aspak mirë në formën e kuqezinjve tanë në sezonin e ri. Elseid Hysaj është i fundit që u shtohet futbollistëve që janë dëmtuar.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Napolit vuan nga shqetësimi në muskujt aduktorë dhe është detyruar që t’i lërë vendin në formacionin titullar te Napoli veteranit Maggio, për sfidën e kësaj të hëne ndaj Sassuolos.

Pushim i detyruar dhe disa ditë për t’u rikuperuar për mbrojtësin kuqezi pas problemeve në muskujt e brendshëm të kofshës, ndërsa pritet edhe një diagnozë e saktë nga stafi mjekësor i “të kaltërve”, për të mësuar më tepër rreth periudhës së rikuperimit.

Veseli pritet të rikuperohet për ndeshjen e Kupës për Empolin, ndërkohë që Etrit Berisha prej disa ditësh është stërvitur i diferencuar te Atalanta, prej shqetësimeve në gjurin e djathtë. Gardiani kuqezi nuk ishte pjesë e skuadrës, në fitoren 2-0 në fushën e Bologna-s.