sguero

City përmbysë Burnleyn (Video)

Manchester City ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Burnleyt me rezultat 1:2 si mysafir.

Periskopi.com Sporti

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendësit, të cilët shënuan në minutën e 14-të nëpërmjet Dean Marney, i cili shënoi një supergol.

Rezultati u barazua nga Sergio Aguero, i cili shënoi në minutën e 37-të.

Ndërsa, goli i dytë erdhi në minutën e 60, nga po i njëjti autor.

Pas kësaj fitore, ‘qytetarët’ dalin sërish në vendin e parë me 30 pikë, dy më shumë se Chelsea që ka një lojë më pak të zhvilluar. /Periskopi.com