maxresdefault

Me cilat shprehje nuk duhet drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTI

Rajmonda Sylbije nga CEL në “Rubikon” të KTV-së ku u debatua mbi komunitetin LGBTI në Kosovë ka folur mbi shprehjet se si duhet drejtuar personave të këtij komuniteti.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se homoseksual nuk është vetëm për meshkuj por për të dyja gjinitë, transmeton Koha.net.

“E vërej nëpër media fjala homoseksual më shumë iu drejtohet meshkujve. Fjala homoseksual vlen për dy sekset. Edhe për një femër lesbike, edhe për një mashkull gej”, ka thënë ajo.

Ajo theksoi se po vëren një pasiguri te gazetarët në përdorimin e shprehjeve mbi këtë komunitet dhe si pasojë nuk i përdorin fare.

“Kohëve të fundit nuk po vërej shumë sidomos nga gazetarët që shkruajnë. Shembull fjala pederast, d.m.th nga fjala ‘peder’ është evoluo në pederast. Sa i përket shprehjeve tjera, nuk po vërej, ndoshta më shumë po vërej një pasiguri dhe pastaj nuk po i përdorin fare”, përfundoi ajo.