Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas

Periskopi.com Sporti

Skuadra angleze, Chelsea ka bërë një hetim në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Blutë janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën pasi në këtë sezon janë larg formës së atij të kaluarit.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është ndarë i pakënaqur me afrimet e lojtarëve nga drejtuesit gjatë verës dhe tani në afatin dimëror kërkon përsëri përforcimi.

Italiani Conte tani ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit londinez se ndjen se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues me përvojë, pasi nuk po vërehet Alvaro Morata i vetëm.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Chelsea ka vendosur ta rivalizojë rivalin e hidhur lokal, Arsenalin, në lidhje me francezin Benzema.

Ky medium thekson se Blutë e Londrës tani kanë trokitur në dyert e Mbretërve për t’i pyetur në lidhje me çmimin e kërkuar për sulmuesin francez.

Benzema aktualisht është duke luftuar me një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushave që para Krishtlindjeve. /Telegrafi/