Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e horoskopit këtë javë? Ja shenja më me fat

Periskopi.com Fun

Dashi – Këtë javë si edhe pjesën tjetër të muajit energjia juaj do të përqendrohet te karriera. Keni punuar fortë dhe kjo do të japë fryte. Nuk do të jetë e thjeshtë, dhe gjërat do të duken sikur ngecin, por do ja vlejë e gjitha.

Demi – Vëmendja juaj këtë javë do të jetë te paratë dhe karriera. Mos u habisni nëse filloni të kërkoni burime të reja për të ardhurat tuaja. Do kërkoni të kurseni për ditë të vështira. Dashuria nuk është për ju këtë javë.

Binjakët – Do të jeni të mendueshëm këtë jave dhe do të ndiheni më të fortë se kurrë. Në anën financiare mund të jetë një javë shëruese nga shpenzimet e tepërta të dhjetorit. Nëse po kaloni një periudhë tranzicioni mund të keni një mërzitje.

Gaforrja – Ka shumë energji tokësore te ju këtë javë dhe mund të ndiheni të mbrojtur në aspektin personal. Është një javë perfekte për ju që të merreni me gjërat që prekin jetën tuaj. Mos e lejoni veten të shpërqendroheni, por përballuni me frikërat tuaja.

Luani – Vëmendja juaj këtë javë do të jetë e përqendruar në marrëdhëniet sentimentale dhe dëshirat që ju keni. Disa prej jush mund të vendosin të krijojnë një marrëdhënie serioze ose të bëjnë një lidhje zyrtare.

Virgjëresha – Do keni një dashuri të madhe për natyrën gjatë kësaj jave, dhe do ndiheni më spiritual. Do keni dëshirë të merreni me diçka e cila ofron paqe dhe qetësi, por nuk do të mungojë nostalgjia. Parashikohet një javë e qetë për shumicën prej jush.

Peshorja – Mund ta gjeni veten të rrethuar pjesën më të madhe të kohës nga familja dhe miqtë e afërt. Mund të gjeni me anë të intuitës mënyra të reja për të gërrmuar aty ku kishit frikë më parë. Përpiquni të jeni sa më të përfshirë dhe mos u frikësoni lehtë.

Akrepi –  Projekte të reja do të dalin në horizont të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale. Universi do përpiqet t’ju japë sinjale në lidhje me disa gjëra të rëndësishme, ndaj mos e neglizhoni.

Shigjetari – Përgatituni për një fillim të freskët këtë javë. Do të kuptoni se sa gjëra kanë ndryshuar rreth jush dhe madje mund të përballeni me të papritura. Një udhëtim gjatë fundjavës mund të jetë një planet tuaja.

Bricjapi – Kjo është një javë e madhe për ju, dhe do të ndiheni shumë të fuqishëm. Shumë gjëra do të qartësohen për ju të cilat më parë po ju konfuzonin.  Nëse do bëni një blerje të madhe bëni mirë të shtroni të gjitha pyetjet e nevojshme. Tregohuni të kujdesshëm me njerëzit që ju duan.

Ujori – Nëse keni pasur momente të vështira apo keni humbur shpresat, kjo është java e shërimit. Do e gjeni veten të tërhequr prej disa aktivitetesh interesante. Ka një arsye pse kjo javë mund të duket si aventurë, dhe kjo është pikërisht dëshira juaj e madhe për të ndryshuar.

Peshqit – Do ta keni më të lehtë të vendosini fokusin tuaj në gjërat e rëndësishme. Prisni një energji vitale në punë dhe në dashuri. Mund të hiqni dorë nga mënyrat tradicionale të veprimit dhe do preferoni të bëni gjëra që si kishit menduar më parë.