cold-weather-wo-art

Çfarë duhet të bëni për të ngadalësuar procesin e plakjes

Stresi i përditshëm, rrezatimi në diell, ndotja, pirja e duhanit, dieta e varfër janë disa nga faktorët e plakjes. Nëse nuk bëni një regjim të mirë dhe nuk ushtroni aktivitet fizik, trupi juaj bie më shpejt dhe përshpejtohet procesi i plakjes.

Periskopi.com Shëndeti

Ushtrimet (sidomos aerobia) janë mënyra më e mirë për të mposhtur stresin, si dhe forcojnë rezistencën e trupit edhe disa orë më vonë pas përfundim të aktivitetit fizik. Për një trup të pastërvitur procesi i plakjes është një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe organizmin.

Por nëse ju filloni stërvitjen sistematike krijoni një mburojë të fuqishme të trupit dhe kështu ngadalësoni plakjen.

Sigurisht që personat që nuk janë marrë më parë më aktivitet fizik duhet që si fillim të stërviten 30-40  minuta në ditë, për 3-4 herë në javë, ndërsa për ata që janë marrë gjithmonë më sporte apo dhe palestër duhet të ushtrohen 5-6 herë në javë. Këshillohet që të ndiqni një program të caktuar gjithmonë.