Ç’faj na ka Donald Trump ne grave në Kosovë?

Ç’faj na ka Donald Trump ne grave në Kosovë?

Ose, pse gratë në Prishtinë nuk kanë marshuar një ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, por zgjodhën të marshojnë një ditë pas zgjedhjes së Donald Trumpit president? A nuk ka qenë për protestë ‘detyrimi’ i një ish-presidenteje si Atifete Jahjaga që të luante në cirkun e inaugurimit të presidentit Hashim Thaci?

Marshi i grave në Ëashington, është organizuar ekskluzivisht kundër presidentit Donald Trump. Marshit iu bashkuan aktivistë në mbarë botën, duke marshuar në kryeqytetet e tyre. Tani, në Ëashington, në fakt nuk po protestohej vetëm ndaj ‘gjuhës seksiste’, por ndaj krejt administratës së re të Donald Trumpit. Pra, shikuar në thelb, nuk ishte marsh i grave. Ishte thjesht marsh. Marsh kundër deklaratave të Trumpit për emigrantët, për myslimanët, kundër ndërtimit të mureve…

Natyrisht, si në cdo vend, edhe në Prishtinë marshi kishte marrë ‘arsyetimin’ në kontekstin vendor. Pra, kundër gjuhës seksiste të politikanëve dhe c’është me e çuditshmja, edhe kundër gjuhës ‘ndaj politikanëve’. Pra, kundër gjuhës ndaj ministres Dhurata Hoxha, për shembull.

Dhe si gjithmonë, ne i huqim ‘kauzat’. Pra, ne protestojmë pse janë fyer ‘gratë që janë në pozitë’, kurse për ato që nuk janë në pozitë, s’na bëhet vonë. Ishte thënë fjalë për fjalë në një kumtesë të një farë rrjeti grashë që ‘marshi është kundër përdorimit të gjuhës seksiste ndaj grave në pozitë’.

Në Kosovë, gratë më së paku vuajnë nga ‘gjuha seksiste’, ose ndoshta thënë më mirë, gjuha seksiste është problemi më i vogël.

Po ta dëgjoni vetëm një seancë të Kuvendit deri në fund, do ta dëgjoni kryeparlamentarin duke iu drejtuar dikujt, për shembull me fjalinë: “Mos u bë si gru e keqe”.

Do t’i dëgjoni deputetët duke përdorur fjalinë; “Bonu burrë…”.

Jam e bindur se shumica prej tyre, as nuk janë në dijeni se po përdorin ‘gjuhë seksiste’. Sepse, s’ma ha mendja që ata kanë njohuri për kategorizmin e fjalimeve apo të gjuhës. Pra, për deputetët tonë, mjaftoni ta lexoni një transcript të fjalimeve dhe do ta vëreni që ata nuk bëjnë ndonjë dallim të gjuhës ushtarake me gjuhën administrative për shembull.

Gratë në Kosovë, duhet të marshojnë për fatin e hidhur të qindra mijëra grave në vend, që vuajnë patriarkalizmin. Që patjetër duhet ta lindin një djalë kur martohen.

Pse protestohet për fyerjen ndaj ministres Dhurata Hoxha (që është OK edhe pse protestohet) e nuk është protestuar kur kryeparlamentari i drejtohej deputetes me fjalinë “Ma hanksh…”. A nuk është gjuhë seksiste kjo? A patjetër duhet t’i thuash dikujt ‘lopë’ që ta konsiderosh fyerje?

Pse nuk është protestuar kundër veprimeve të ish-presidentes Jahjaga, si bashkëpjesëmarrëse në një cirk inaugirimi të presidentit Thaci? A nuk u dukej që një grua po shfrytëzohej ta luante një rol. Cili burrë politikan do ta pranonte një rol të tillë? Pse nuk protestuam ta mbronim Jahjagën kur fyhej anë e kënd nesh?

Pse nuk është protestuar kur Hashim Thaci në fushatë postonte fotografi në pazar me gruan? A nuk është kjo ‘gjuhë seksiste’?

Pse nuk marshuam për ta mbrojtur mësuesen ‘tonë’ myslimane nga Malisheva, ndërkohë i bashkohemi një proteste globale që në thelb, është edhe për t’i mbrojtur myslimanët nga paralajmërimet e Donald Trumpit?

Dhe në fund, gratë në Prishtinë marshuan edhe për t’u solidarizuar me gratë në Uashington. Për mua, do të ishte interesant, sikur disa gra në Uashington të solidarizoheshin më gratë në Prishtinë.

Dhe krejt në fund, protesta vec tjerash prihej edhe nga Mimoza Kusari – Lila, politikane dhe ish-ministre në qeverinë Thaci. Nuk kishte një Madonnë në mesin e marshit, që nga inati me burrat e qeverisë së keqe në Kosovë, do të deklaronte se ‘ndonjëherë i shkon mendja ta hedh në erë qeverinë’.

Se ç’na i kujtoi Donald Trump disa probleme që kemi…

Shpërndaje në: