Cesc Fabregas transferohet te Milan-i? (Foto)

Periskopi.com Sporti

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar të verës.

Tabloidi anglez “The Sun” raporton se Cesc Fabregas është lojtari tjetër që mund të transferohet në San Siro.

 

Ylli spanjoll e kishte humbur pozitën e titullarit gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar por ai ishte kthyer në form në fund të sezonit.

Megjithatë, Fabregas përsëri nuk e ka vendin e sigurt pas ardhjes se mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko.

Gjatë janarit Blutë kishin refuzuar një ofertë 30 milionësh, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Në mesfushë Milani ka nënshkruar edhe me Hakan Calhanoglu, Lucas Bigla dhe Franck Kessie. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë