117940-fguyuvmuwl

Çekia vazhdon përkrahjen ndaj FSK -së

Sot ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Ivo Silhavy i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, Dushan Kralik dhe atasheu ushtarak në ambasadën e Çekisë në Zagreb, nënkolonel Tomas Svozil. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi zyrtar i nënkolonel Tomas Svozil i cili nga data 1 dhjetor 2016 do të jetë atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Salhavy për ndihmën e Çekisë, për Kosovën që nga angazhimet e saj me 1999, pastaj kontributi në kuadër të misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimin me  FSK-në. Në takim u bisedua për gjetjen e mundësive për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë si dhe në mes FSK-së dhe Ushtrisë Çeke. Për zhvillimin konkretë të bashkëpunimit mes dy vendeve do të ishte më funksionale përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi dy palësh. Të dy palët u pajtuan se edhe vetë emërimi i atasheut në Kosovë është një mundësi e mirë zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët. Po ashtu ministri Demolli e njoftoi delegacion nga Çekia  me dinamikën e zhvillimit të bashkëpunimit  rajonal dhe ndërkombëtar që ka MFSK.

Nga ana e tij, ambasadori i Çekisë në PrishtinëSalhavy e falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes të dy shteteve dhe dy ministrive, thuhet në njoftim.