Carvajal tejkalon sëmundjen, por Reali nuk nxitohet për rikthimin e tij

Periskopi.com Sporti

Rreziku tashmë është tejkaluar, por klubi nga kryeqyteti spanjoll do të jetë i kujdesshëm me afatet kohore. Lajmi i mirë është se nuk do të jetë një lëndim afatgjatë.

Gjendja e Dani Carvajal është e mirë pas infektimit të perkardisit dhe ai tashmë është në rregull gjithnjë sipas disa burimeve të AS pranë lojtarit.

Ai iu është nënshtruar trajtimit që konsistoi me barëra jo steroidale kundër inflamacionit me acid acetilsalcilik (aspirin), e tash ai është në rregull.

Sidoqoftë, procesi i virusit dhe largimi i tij, nuk do të thonë se Carvajal është i gatshëm për lojë.

Real Madridi dëshiron të ketë në vëmendje lojtarin për afatet kohore dhe nuk ka caktuar ditën e rikthimit – por, rikthimi është shumë afër.

Carvajal nuk ka stërvitur nga 30 shtatori, kur klubi bëri të ditur se ai nuk mund të luaj për një kohë të pacaktuar për shkak të virusit dhe infektimit të perikardit. Sëmundja e Myoperikardit është një inflamacion i membranës së zemrës, një gjendje e cila i prekë njerëzit e rinj dhe ka origjinën nga infeksionet virale.

Problemi është se kur një virus transmetohet, puna e pakontrolluar është e parekomanduar për shkak se mund të shkaktojë arritmi ose kolaps, me konsekuenca edhe më të mëdha si efuzion perkardial ose paraqitja e fluideve përreth zemrës.

Tash që procesi viral është zhdukur, mjekët e Realit janë optimist për rikthimin e tij.

“Kam qenë i brengosur për këtë. Edhe Karanka e ka pasur, po ashtu edhe unë vet kam vuajtur për katër muaj nga kjo sëmundje. Virusi ishte i ngadalshëm për t’u shëruar, por ky nuk ishte rasti për Carvajalin, i cili shpejt kthehet në stërvitje”, potencoi një mjek.

Carvajal konsiderohet një prej më të mirëve në pozitën e tij në botë. /Telegrafi/