levizja-besa-logo-1

Burimet e financimit të “Besës”, nën llupën e Agjencive ndërkombëtare

Veçmë është fshehtësi publike se çfarë në aspekt financiar dhe logjistik ka në pronësi të saj Lëvizja “Besa”, ndërsa është pronar joformal i dy televizioneve të reja, më shumë portaleve dhe ndonjë gazetë.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse mbi këtë shkruhet e flitet në vazhdimësi nëpër koluare të ndryshme, deri tani formalisht nga ana e institucioneve nuk ka të hapur asnjë hetim. Informacionet më të reja flasin se edhe Radio Haraçina ka rënë në duart e kësaj strukture?!

Si që bëhet e ditur, edhe pse në MPB deri tani ka informacione për burimin e mjeteve financiare me të cilën organizohet ky rrjet i dyshimtë, tek tani, nën presion ndërkombëtar është hapur hetim.

Në sektorin për terrorizëm ndërkombëtar dhe larje parash pranë MPB-së, kanë arritur informacione të sakta, me argumente të forta mbi origjinën e parave me të cilën hapen mediat, sponzorizohen parti politike dhe bëhet propagandë. Informacionet deri tek shërbimet e sigurisë së vendit, janë dorëzuar përmes bashkëpunimit me Europolin, ndërsa presioni për hapjen e hetimeve dhe mbylljen e tyre, vjen direkt nga administrata për luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizimit pranë OECD, nga dhe vijnë hetimet.

Sipas të dhënave të para pranë MPB-së, janë dorëzuar dëshmi për para që arrijnë nga Irani, Katari dhe Turqia dhe se bëhet fjalë për mjete të siguruara nga tregu i zi në Lindjen e afërt. Gjatë ndjekjes së këtyre mjeteve nga ana e MPB-së, është zbuluar se të njëjta janë përdorur për blerjen apo sigurimin e ndikimit në disa media, me ta janë hapur organizata fetare joqeveritare që formojnë Asociacione dhe Shoqata fetare huminatare që më pas janë transformuar në Lëvizjen “Besa”.

Mjetet janë përdorur edhe për bursa për shkollim në shkollat fetare në Turqi dhe Lindjen e afërt. Fond special të këtyre mjeteve janë dedikuar edhe për familje të varfëra, që u ndahet ushqim përmes të ashtuquajturave Organizata humnaitare me çka rekrutohen shqiptar të rinj në shkolla fetare turke. Tema për ndikimin e linjës turko-ruse në Ballkan së fundmi ishte analizuar edhe nga ana e mediave, ndërsa koalicionin e ri turko-rus në Ballkan e shpalosi Mirka Velinovska gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Në qendër” me Vasko Eftovin.