bunjaku

Bunjaku tregon pse nuk po e fton ish-kapitenin e Kosovës

Albert Bunjaki ka folur rreth situatës së ish-kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj.

Periskopi.com Sporti

Selektori tha se nese do të duhej të ftonte sa për të motivuar një futbollist, ai do të ishte Anel Rashkaj, por theksoi se Kosova ka futbollistë më të mirë se ai dhe nuk mund t’i mbyllim sytë.

“Nëse duhet të ftoj dikënd për t’a motivuar, unë do të ftoja Anel Rashkajn që ka ardhë gjithmonë dhe që ka qenë kapiten, por edhe ai si kapiten vjen në një fazë që e ke një futbollist më të mirë dhe nuk mund ti mbyllim sytë pasi ky është profesionalizëm”, u shpreh Bunjaki për emisionin 2:1 të RTV 21.

Rashkaj, ishte kapiten i Përfaqësueses dhe ndër më të mirët në ndeshjet e para miqësore që Kosova i zhvilloi, dhe njëkohësisht ishte edhe i preferuari i tifozëve.

27 vjeçari nga Prizreni luan për skuadrën e Sandnes Ulf që aktualisht bën gara në ligen e dytë të Norvegjisë.