Shukri Buja

Buja thotë se Isa Mustafa nuk shpëton me kalimin e buxhetit

Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për të shpëtuar prej punëve tjera më të mëdha e për të cilat ai s’ka kaçik për t’i kryer.

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja, deputet i PDK’së, ka thënë se kalimi i buxhetit është fitorja e parë e Isa Mustafës ndaj PDK’s.

Ai ka thënë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se nëse ka për të kaluar Demarkacioni gjithçka ka për t’u kthyer në agjendat integruese për vendin.

“Qeverisja e Isa Mustafës deri tash shihet se është dështim për vendin”, ka thënë Buja, duke shtuar se ka shume arsye se pse ky koalicion ka dështuar tashmë.

Deputeti i PDK’së, ka thënë se PDK nuk ka vendim zyrtar se buxheti duhet të kalojë në Kuvend, por ka thënë se kjo parti është pajtuar që ky vendim duhet të kalojë për debat në mënyrë procedurale.

Sipas tij, dështim i madh i kësaj Qeverie është Demarkacioni, Ushtria, liberalizimi e shumë çështje të tjera.

“Me Kushtetutë partia e parë ka të drejte të thirre në interpelancë Kryeministrin dhe me qitë në votëbesim në mënyrë që vendi edhe në ketë formë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Buja, duke shtuar se diku kah Marsi ai ka  për të insistuar për të bërë thirrje për votëbesimin e Qeverisë.

Buja ka shtuar se PDK tashmë po paguan faturat e kësaj qeverisje të keqe e cila po bën akuza të pabaza ndaj partnerit të koalicionit.

“Me LDK nuk kanë vija të drejta nuk kanë parime të njëjta dhe ka ardh në një moment që janë detyruar me u lidh me ta për të zhbllokuar disa procese për të ardhmen e vendit”, ka shtuar Buja i cili është kategorik për ta prishur koalicionin me LDK’në dhe Isa Mustafën.